• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Onana: Kush mund t’i thotë jo Manchester Unitedit

06/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish- portieri i Interit, aktualisht në mbrojtje të portës së Manchester United , André Onana, ka dhënë një intervistë përmes kanaleve sociale të klubit anglez, në të cilën ka folur për sezonin e skuadrës së Erik Ten Hag. “Djajtë e Kuq” janë aktualisht në vendin e tetë në Premier Ligë. Prandaj Evropa është ende një objektiv konkret për United, të cilin ata mund ta arrijnë nga tani deri në fund të sezonit.

Portieri kamerunas theksoi se ky sezon ishte shumë i vështirë për Manchester United, duke thënë se përgjegjësia është e secilit lojtar.

“I gjithë sezoni ka qenë i vështirë për të gjithë ne, si individë dhe si grup. Por ne duhet të jemi gjithmonë pozitivë sepse nuk mendoj se e humbëm vendin tonë në Evropë kundër Burnley-t dhe të gjithë duhet të marrim përgjegjësi. Unë e nis nga vetja, gjithmonë. Ishte një sezon i vështirë. Nëse vendosni gjithçka në tavolinë, mund të flisni për shumë gjëra, si lëndime, lojtarë, fat të keq. Por ne jemi Manchester United, jemi një klub kaq i madh, kështu që nuk mund të flasim për këtë. Duhet të qëndrojmë pozitivë. Ndeshja e javës së kaluar ka përfunduar dhe nëse sezoni nuk është më i miri, jam i sigurt se tjetri do të jetë më i mirë“, tha Onana.

Ai më pastaj foli edhe për vendimin e tij për të kaluar nga Interi tek Manchester United.

“Kur kthej kokën pas, buzëqesh sepse ishte një mësim i madh për mua. Por në fillim mendova: ‘Uau, a bëra zgjedhjen e duhur?’ Por jam 100% i sigurt se kam bërë zgjedhjen e duhur sepse Manchester United është klubi më i madh në këtë vend, është një nga klubet më të mëdha në botë. Kush do të thoshte jo për të ardhur dhe për të luajtur për këtë klub të bukur? “.

Next Post

Kosova arrin fitore të madhe ndaj Malit të Zi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.