• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Në Spanjë e bëjnë fakt të kryer, Teo Hernandez i ka thënë “po” Bajern Mynihut

06/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Merkato e verës pritet t’i japë fund historisë së Teo Hernandez në radhët e Milanit. Në Spanjë e bëjnë fakt të kryer kalimin e tij te Bajern Mynih në verë, pasi nga bavarezët do të largohet Alfonso Dejvis.

teo hernandez

“Mundo Deportivo” siguron se lojtari në fjalë i ka thënë “po” bavarezëve, të cilët po kërkojnë një futbollistë të niveleve më të larta për të zëvendësuar kanadezin i cili është i destinuar t’i bashkohet Real Madridit.

Bajerni ka gjetur akordin me futbollistin i cili e pëlqen si destinacion, i bindur edhe nga historia që vëllai i tij, Lukas, ka kaluar në radhët e kësaj skuadre. Sapo klubi gjerman të mbyllë diskutimet me Milanin dhe të caktojë shifrën e transferimit të Hernandez, do t’i hapë dritën e gjelbër edhe lëvizjes së Dejvis drejt Madridit.

Milani ka bërë të qartë se nuk ka lojtarë të pashitshëm dhe për ofertën e duhur, është gati të lërë të largohet çdo futbollist. Për Hernandez nuk ka interesim vetëm nga Bajern Mynih, por edhe nga Mançester Junajtid, Çelsi si dhe Al Hilal. Kjo do të thotë se bavarezët duhet të bëhen gati për një ankand të kushtueshëm për mbrojtësin francez.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Suksesi i Inzagit, trajneri falënderon Igli Taren: Ai dhe Lotito më dhanë një mundësi shumë të madhe

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.