Napoli i këtij sezoni është hija e skuadrës që u shpall kampione nën drejtimin e Luçiano Spaletit dhe këtë e dekretojnë edhe rezultatet, të cilat thonë se ish-kampionët e Italisë në edicionin e ardhshëm nuk do të jenë as në Ligën e Kampioneve.
“Zyrtarizimi” ka ardhur sot pas barazimit 1-1 ndaj Udinezes në ndeshjen e javës së 35-të të Serisë A. Pas një pjese të parë pa shumë emocione, Napoli gjeti avantazhin në fillimin e të dytës me Osimhen. Por kur dukej se napolitanët po merrnin tre pikët, erdhi goli në shtesë i Sakses, i cili vulosi barazimin 1-1.
Kësisoj, Napoli e ka të pamundur edhe matematikisht të sigurojë një vend mes 5 skuadrave të para që shkojnë në Ligën e Kampioneve dhe tashmë duhet të mendojë si të sigurojë biletën për një nga dy turnetë e tjerë europianë.
GOLI I OSIMHEN (VIDEO)
GOLI I SAKSES (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL