• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, August 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbape, i bindur para duelit me Dortmundin: E përmbysim dhe shkojmë në finale

07/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kilië Mbape me shumë gjasa mbrëmjen e sotme ka shansin e fundit për të fituar Ligën e Kampionëve me ngjyrat e PSG-së.

mbape

Parisianët zbresin në fushën e tyre, aty ku misioni “përmbysje” merr nota thelbësore, pas disfatës në transfertën e Gjermanisë. Komponenti që Dortmundi vjen nga një moment i mirë nuk e shqetëson aspak futbollistin francez.

Në prononcimin pas një donacioni bamirësie, ai shprehet i bindur në kualifikimin e francezëve:

“Është normale të jemi në presion, pas rezultatit negativ në sfidën e parë. Por kjo nuk më shqetëson aspak. Ne kemi edhe 90 minuta të tjera për të luajtur dhe rezultati është i hapur. Duke njohur kualitetin e ekipit dhe urinë, besoj seriozisht se do arrijmë me sukses në finalen e Champions-it. Koha e duhur për të treguar veten, aq më tepër përpara mbështetësve tanë. Përsa i takon prezencës në Lojërat Olimpike, mbaj të njëjtin qëndrim. E kam ëndërruar që i vogël të jem pjesë e këtij kompeticioni dhe tashmë kamë shansin e artë për ta bërë realitet. Shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë deri verë”, përfundoi Mbape.

Parisit i nevojitet fitore minimalisht dy gola kundër Dortmundit për të siguruar finalen e dytë në historinë e klubit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Trajneri i Lille pendohet që e largoi Zhegrovën nga loja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.