• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, August 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fonseca pranon se gaboi me Zhegrovën

07/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Lillet, Paulo Fonseca ka marrë përgjegjësinë për humbjen e ekipit të tij në ndeshjen derbi kundër Lyonit.

Lille, të hënën mbrëma pësoi 4:3 në shtëpi nga Lyoni kurse Fonseca ka thënë se vendimi i tij për ta larguar Zhegrovën nga ndeshja i kushtoi me humbje.

Zhegrova u inkuadrua në minutën e 26-të, ndërsa në minutën e 37-të shënoi gol për ta dyfishuar eprësinë e Lillet. Megjithatë, Zhegrova u zëvendësua në minutën e 75-të kur rezultati ishte 2:1 në favor të Lillet, që deri në fund pranoi tre gola dhe e humbi ndeshjen.

“Në pjesën e dytë, ne kishim nevojë për lojtarë që të mbrohemi dhe Edoni nuk është lojtar i tillë. Por, tani me duhet të them se nuk ishte zgjedhja e duhur nga unë”, pranoi Fonseca kur u pyet në lidhje me zëvendësimin e Zhegrovës.

Sulmuesi i krahut, këtë edicion është njëri prej lojtarëve kryesor të Lillet dhe ka shënuar 12 gola e ka bërë 9 asistime në 45 paraqitje në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me Lillen deri në vitin 2026, por pritet të largohet nga ekipi francez këtë verë dhe favorit për transferimin e tij po shihet Juventusi.

Next Post

Ancelotti: Jemi shumë të motivuar për ndeshjen e nesërme, duam finalen e Ligës së Kampionëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.