Tuesday, 14. July 2026
Sport

Konfirmohet vendimin përjashtimin e Ulpianës dhe Vllaznisë

GS 07/05/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Ulpianës dhe Vllaznisë do të garojnë në Ligën e Dytë të Kosovës prej edicionit të ardhshëm.

Vendimi i Komisionit Disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë për përjashtimin e këtyre dy klubeve nga Liga e Parë është konfirmuar edhe nga Komisioni për Ankesa.

Të martën, Komisioni për Ankesa i ka vlerësuar si të pabazuara ankesat e Ulpianës dhe Vllaznisë kundër vendimit të Komisionit Disiplinor dhe Etikës.

Më datën 12 prill, Komisioni Disiplinor dhe i Etikës ka larguar këto dy skuadra nga Liga e Parë për shkak të kurdisjes të rezultatit në ndeshjen e xhiros 21-të në kuadër të Grupit B.

Duelin e luajtur në Lipjan e kishte fituar Vllaznia me rezultatin 4:3, përkundër që Ulpiana pas pjesës së parë ishte në epërsi 3:1.

Komisioni për ankesa ka vërtetuar vendimin e Disiplinorit dhe kështu Ulpiana e Vllaznia bien në rangun e tretë të futbollit kosovar për edicionin 2024/25.

Teilen: