PSG dhe Borusia Dormtund do të caktojnë sot mes tyre kush merr biletën e parë për finalen e Ligës së Kampioneve të këtij edicioni. Klubi francez duhet të përmbysë rezultatin e sfidës së parë, ku gjermanët triumfuan me avantazhin minimal 1-0.
Skuadra vendase shihet nga të gjithë si favorite për të shkuar në finale, por duhet ta tregojë në fushën e lojës pas një ndeshje të parë ku shfaqi vështirësi në finalizimin e aksioneve që krijoi. Ndoshta kjo është arsyeja pse Luis Enrike ka vendosur të aktivizojë Gonçalo Ramos nga minuta e parë në qendër të sulmit në vend të Barkola.
Ndërkaq, në radhët e gjermanëve, vihet re mungesa e Guerreiros së dëmtuar. Ashtu si në ndeshjen e parë, do të jetë Fyllkryg në majën e sulmit, me dyshen Sanço-Adejemi në mbështetje të tij.
FORMACIONET ZYRTARE
PSG: Donaruma, Hakimi, Markinjos, Beraldo, N. Mendes, Zaïr-Emeri, Vitinja, F. Ruiz, Dembele, G. Ramos, Mbape.
Trajner: Luis Enrike
BORUSIA DORTMUND: Kobel, Shloterbek, Humels, Matsen, Rajerson, Brandt, Xhan, Sabitzer, Sanço, Adejemi, Fyllkryg
Trajner: Edin Terziç
PANORAMASPORT.AL