Nga Gjermani kanë zbërthyer planin e Tomas Tuhel se si pritet të luajë Bajerni kundër Realit.
Jemi mësuar t’i shikojmë zakonisht bavarezët në rreshtimin klasik 4-2-3-1, por në këtë përballje do ketë risi.
Mbrojtja nuk do të preket, aty ku Daier dhe De Ligt, përveç mbulimit të rreptë të Vinicius dhe Rodrigo, do të kenë detyra në shfrytëzimin e goditjeve standarde. Përpara prapavijës do të rreshtohet Laimer.
Gorecka dhe Myler do të jenë më të avancuar, me mision për të shpërndarë lojën, ndërsa tredhëmbëshi ofensiv do të përbehet Musiala-Kejn-Sane. Tuhel shpreson që shpejtësia dhe cilësitë dribluese të Sanesë e Musialës, jo vetëm të kërcënojnë portën mike, por edhe të krijojnë hapësira për “pykën” Herri Kejn.