Ikona e Borussia Dortmundit, Marco Reus, iu afrua tifozëve të skuadrës në Parc des Princes për të festuar me ta vendin në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi ekipi mundi Paris Saint-Germain dhe në ndeshjen e dytë me rezultat 1:0 dhe kështu me rezultatin total 2:0, vulosi biletën e tij për në Wembley, ku do të zhvillohet lufta për titull.
“E papërshkrueshme. Pas më shumë se 10 vitesh, jam kthyer në finale me Borussia. Ousmane (Dembele) dhe Achraf (Hakimi) imponuan një ritëm të fortë dhe ne vuajtëm shumë. Megjithatë, ne e fituam ndeshjen, nesër askush nuk do të pyesë se si. Ajo që ka rëndësi është se Borussia Dortmund është sërish në finale”, tha fillimisht Reus.
“Askush nuk e priste dhe kjo është arsyeja pse është e mahnitshme”, përfundoi Reus për DAZN.
/GazetaBlic Sport/