Sunday, 18. January 2026
Sport

Rashica beson në triumfin e Beshiktashit në Kupë

GS 08/05/2024 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është i bindur se Beshiktashi do ta mbyll këtë edicion me trofe.

Sulmuesi i krahut, ka pranuar se Beshiktashi nuk ka pasur rezultate të mira dhe për këtë arsye i duhet patjetër ta fitoj Kupën e Turqisë.

Beshiktashi, të martën mbrëma siguroi finalen pasi në gjysmëfinale eliminoi Ankaragucun me rezultatin e përgjithshëm 1:0 pas dy ndeshjeve.

Golin e vetëm për Beshiktashin në duelin e kthimit ndaj Ankaragucut e shënoi reprezentuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi.

“Të gjithë e kanë parasysh se kemi pasur një sezon tejet të vështirë dhe të dobët, por që kemi gjasa që këtë edicion të dobët ta mbyllim me fitimin e Kupës dhe t’i gëzojmë tifozët tanë me këtë sukses”, ka thënë Rashica.

27-vjeçari iu bashkua Beshiktashit verën e shkuar dhe këtë edicion ka 5 gola e 7 asistime në të gjitha garat. Beshiktashi në finale e pret fituesin e duelit Fatih Karagumruk – Trabzonspor. Ndeshjen e parë gjysmëfinale, Trabzonspori e ka fituar 3:2 kurse ndeshja e kthimit luhet sot prej orës 19:30.

Teilen: