Gjyqtari italian Daniele Orsato u përpoq të mbante lotët pas ndeshjes së PSG-së kundër Borussia Dortmund të martën mbrëma, pasi ishte ndeshja e tij e fundit në Ligën e Kampionëve.
Orsato, 48 vjeç, pritet të pensionohet pas Euro 2024, kështu që ndeshja e mbrëmshme gjysmëfinale e Champions League mes Borussia Dortmund dhe PSG në Paris ishte paraqitja e tij e fundit në këtë kompeticion, përcjell GazetaBlic Sport.
Orsato luftoi me lotët pas fishkëllimës së fundit përpara se të përqafonte ndihmësit e tij në Parc des Princes.
Arbitri italian ishte në qendër të vëmendjes në Parc des Princes mbrëmë, kur ai fillimisht akordoi një penallti për vendasit, përpara se të kthente shpejt vendimin e tij dhe të jepte një goditje dënimi. Një rishikim i VAR-it konfirmoi se Ousmane Dembele u faullua jashtë zonës së penalltisë së Borussia Dortmundit.
Orsato ka drejtuar 55 ndeshje të Ligës së Kampionëve në karrierën e tij, duke përfshirë finalen 2019-2020 midis Bayern Munich dhe PSG.
/GazetaBlic Sport/
Daniele Orsato rompió a llorar anoche tras el PSG-Borussia Dortmund.
El árbitro apunta a retirarse tras la EURO y el de ayer habría sido su último partido en la Champions League. pic.twitter.com/FKfBafyfEV
— Jose Rodríguez (@JosRodriguez37) May 8, 2024