• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FBK-ja e “Ujë Rugove”, bashkë për kampanjën “Basket për shnet”

08/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përmes një memorandumi për bashkëpunim Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Korporata Rugove kanë për qëllim promovimin dhe masivizimin e basketbollit për të gjithë.

Kampanja FBK-Ujë Rugove, synon shpërndarjen e 1 milion shisheve me ujë me sloganin ‘Basket për shnet’ dhe me elemente të sportit të basketbollit.

Ideja dhe qëllimi i kësaj kampanje është që sporti i basketbollit të ketë shtirje në gjithë territorin e Kosovës, duke depërtuar edhe në zonat ku nuk ka shtrirje apo ka më pak zhvillim.

Memorandumin e kanë nënshkruar, Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së dhe Dëfrim Puka, Drejtor i Marketingut në Korporatën Rugove.

“Jemi këtu për të dëshmuar bashkëpunimin e fuqishëm, që FBK ka me Korporatën Rugove, përkatësisht me Ujë Rugove. Në kuadër të bashkëpunimit për kampanjat e ndryshme, kësaj radhe do të lansojmë ‘Basket për shnet’. Ideja është që FBK dhe Ujë Rugove të promovojnë basketbollin nëpër gjithë Kosovën dhe të vetëdijësojmë njerëzit që të merren me basketboll”, është shprehur Dushku në konferencën për media.

“Për ne është shumë e rëndësishme që të frymëzojmë e të inspirojmë të rinjtë që të merren me kulturë sportive, përkatësisht basketboll. Duke marrë parasysh forcën e kompanisë tonë, besojmë se, mund të ndihmojmë në përhapjen e basketbollit në vendin tonë, që të masivizohet më shumë. Për ne është kënaqësi që jemi partner i FBK-së dhe të ndihmojnë këtë kampanjë”, ka thënë Puka.

Slogani “Basket për shnet”, kujton rëndësinë e aktivitetit fizik dhe lidhjen e tij me shëndetin.

Next Post

Kahnit i rreh zemra për Bayernin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.