Hendbollistët e Kombëtares U18 të Kosovës, të mërkurën i kanë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të Kampionatit Mesdhetar.
Në Ankara të Turqisë, Kosova U18 fillimisht u mposht nga Rumania me shifrat 31:16 dhe pastaj pësoi edhe nga Kroacia me rezultatin 24:16.
Bilanci i Kosovës U18 në Kampionatin Mesdhetar është dy fitore dhe tri humbje në pesë ndeshje të luajtura.
Kosova, të hënën triumfoi ndaj Malit të Zi dhe Irakut, përpara se të martën të mposhtet nga Turqia.
Të enjten, Kosova U18 do të përballet me Francën.