Sot (e mërkurë) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja kthyese e fazës gjysmëfinale, ku Real Madridi dhe Bayern Munichu luftojnë për një vend në finale.
Real Madridi është nikoqir i Bayern Munichut në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00.
Ekipi i Carlo Ancelottit synon fitoren dhe një vend në finale, pasi mori rezultat pozitiv, barazim 2 me 2 në Mynih.
Në anën tjetër, ekipi i Thomas Tuchelit gjithashtu luan vetëm për fitore pasi dëshiron të rikthehet në finale pas katër vitesh.
Sipas rrjetit statistikor Opta, Real Madrid ka bindshëm gjasa më të mira për fitore dhe kalim në finale (49.5%), fitorja e Bayern Munich ka kuotë 26.6%, kurse pjesa tjetër i takon barazimit dhe mundësisë që ndeshja të shkojë në vazhdime, pse jo edhe në penallti.
/GazetaBlic Sport/