• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Klasikja mes Tiranës dhe Vllaznisë mbyllet në paqe, ja rezultatet e sfidave të Superiores

09/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Teuta prek Final 4-ën e titullit kampion. Durrsakët vijojnë të kalojnë një moment të shkëlqyer, duke siguruar matematikisht mbijetesën dhe duke e parë veten një pikë larg vendit të katërt.

Skuadra e Edi Martinit triumfoi me rezultatin 0-3 në transfertën ndaj Erzenit të rënë tashmë në Kategorinë e parë dhe u ngjit përkohësisht në vendin e katërt me 47 pikë, po aq sa kanë edhe Tirana, Skënderbeu e Dinamo.

Bardheblutë nuk shkuan dot përtej barazimit pa gola në klasiken e futbollit shqiptar ndaj Vllaznisë në “Air Albania”, ndonëse në pjesën e dytë patën 2-3 mundësi të arta për të shënuar golin e fitores.

Nga ana tjetër Dinamo u mposht në shtëpi nga Egnatia me rezultatet minimale 0-1. Po me shifrat 0-1 triumfoi edhe Partizani në Kukës, duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes me një pikë më shumë se Vllaznia.

Vlen të theksohet se me suksesin e sotëm ndaj Dinamos, Egnatia ka mbyllur sezonin e rregullt në vendin e parë, pasi askush nuk mund ta parakalojë, me rrogozhinasit që do të shpërblehen me 100 mln lekë dhe do të garojnë për titull në “Final 4”.

Një barazim në shtesë ndaj Laçit, ngiti Skënderbeun të vetëm në vendin e katërt, me 48 pikë, ndërsa kurbinasit janë matematikisht në Play Out-in e titullit kampion.

Java e fundit e Kategorisë Superiore do të zhvillohet të shtunën, me Teutën, Tiranën, Dinamon e Skënderbeun, që do të duelojnë për të përcaktuar të katërtën e Final 4 për titullin kampion./ h.ll/abcnews.al

 

 

Next Post

Gol në “frymën e fundit”, Fiorentina eliminon Club Brugge dhe shkon në finale të Conference League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.