Darvin Nunjez ka nxitur spekulimet për të ardhmen e tij në Liverpul pasi fshiu çdo foto të tij me fanellën e Liverpulit nga faqja e tij në “Instagram” pas një breshërie fyerjesh nga tifozët.
Sulmuesi uruguaian ka qenë një burim i vazhdueshëm diskutimi gjatë dy sezoneve të tij me luhatje në Mersejsajd, por ai dukej se ishte i zhgënjyer pas fitores së të dielës ndaj Totenhemit, duke u larguar me shpejtësi drejt tunelit të “Anfield” pas vërshëllimes së fundit të arbitrit. Ai kishte bërë një paraqitje nën nivel nga stoli, gjë që shkaktoi fyerje nga disa tifozë në mediat sociale. Por “DailyMail” raporton se nuk ka asnjë shenjë që Liverpuli po nxiton të heqë dorë nga sulmuesi pas vetëm dy sezonesh, veçanërisht pasi ata do të luftojnë për të rikuperuar mega-tarifën që paguan kur e nënshkruan atë nga Benfika, e cila mund të rritet në 85 milionë paund.
Por ai është rrezikon që të humbasë mbështetjen e dyshes që kanë besuar kaq shumë tek ai, te trajneri Jyrgen Klop dhe ndihmësi i tij Pep Lijnders, të cilët nuk do të jenë më në stol pas këtij sezoni.
PANORAMASPORT.AL