Tuesday, 14. July 2026
Sport

Gol në “frymën e fundit”, Fiorentina eliminon Club Brugge dhe shkon në finale të Conference League

GS 09/05/2024 1 Min. Lesezeit

Fiorentina ka kaluar në finale të Conference League, pasi eliminoi Club Brugge me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Ndeshja nisi furishëm për skuadrën belge, pasi shënuan pas vetëm 20 minutash lojë me anë të Hans Vanaken. Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, derisa edhe e dyta u dominua prej Club Brugge.

Me kalimin e minutave, Fiorentina filloi të merrte veten dhe të shfaqte pak nga loja e tyre sulmuese.

Heroi i tyre që u siguroi finalen ishte Lucas Beltran, që shënoi nga penalltia në minutën e 85-të.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 3-2 në të mirë të Violas, derisa ky takim i dytë ishte aspak i lehtë për ta, por që gjithsesi ia dolën të kalonin në finale të këtij kompeticioni.

Në finale, Fiorentina do të përballet me fituesin e duelit mes Olympiacos dhe Aston Villas që zhvillohet të enjten mbrëma./ h.ll/abcnews.al

Teilen: