• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mkitarian: Unë nuk shkoj kurrë në Arabi

08/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Më mirë vonë sesa kurrë. Kjo është shprehja tipike për Henrik Mkitarianin, që arriti të fitonte titullin kampion në Itali në moshën 35-vjeçare. “E kam pritur shumë këtë titull kampion dhe është një trofe i çmuar.

Jam shumë i lumtur sepse jo të gjithë arrijnë ta fitojnë 35 vjeç. Por unë nuk do të ndalem këtu. Për një lojtar të moshës time është e vështirë të luash. Unë kërkoj të pushoj mirë, të stërvitem dhe të jap maksimumin. Fitorja e titullit kampion ishte diçka e jashtëzakonshme që do të mbetet në historinë e këtij klubi. Ne dominuam totalisht gjithçka nga fillimi i sezonit deri në fund”, ishin fjalët e armenit.

OBJEKTIVAT- “Objektivi dhe ëndrra ime e fëmijërisë ishte që një ditë të luaja me Arsenalin në nivel profesionist. Ia dola. Kam 2 vite kontratë me Interin.

Të shohim nëse mund të luaj deri në atë moment apo të vazhdoj diku tjetër. Arabia Saudite është duke afruar lojtarë shumë të rëndësishëm.

Dashuria që po tregojnë për futbollin është shumë e rëndësishme. Unë e kam dashuruar këtë sport jo për para. Ajo portë për mua është e mbyllur. Nuk e diskutoj fare. Nuk shkoj atje. Deri sa të kem forcë do të qëndroj në nivele të larta”.

ARMENIA- “Unë nuk shoh shumë kampionatin armen, por vetëm kur kam kohë.

Jam tifoz i Puniek sepse karriera ime ka nisur aty. Po kalojnë momente të vështira. Sa i përket tim biri, do të vendosë ai nëse do të bëhet futbollist apo jo. Unë nuk do ta detyroj. Kur nisi stërvitjet e para e bëri me dëshirën e tij dhe jo me këmbënguljen time. Të shohim çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Next Post

LIVE REAL-BAJERN/ Përmbysje dramatike, Hozelu futet nga stoli dhe “tërbon” bavarezët (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.