• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Moviolisti spanjoll: Gjyqtarët gabuan te pozicioni jashtë loje

09/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshja mes Real Madrid dhe Bajern Mynih është mbyllur me një fitore 2:1 të madrilenëve që shkojnë në finalen e Ligës së Kampioneve, por edhe me polemika të shumta për një gol që nuk u quajt në minutat shtesë të ndeshjes për ekipin gjerman. De Ligt çoi topin në rrjetë por kryesori kishte vërshëllyer për ndalimin e aksionit, i sinjalizuar për nëj pozicion jashtë loje të bavarezëve.

Këta të fundit kontestuan vendimin duke e cilësuar të gabuar ndërhyrjen e kryesorit, pasi pozicioni jashtë loje nuk ishte i dukshëm.

Dhe i të njëjti mendim është edhe ish-gjyqtari spanjoll, Iturralde Gonzales, i cili është moviolisti i “AS” dhei “SER”.

“Ky është një aksion ku nuk shihet qartësisht nëse është apo jo pozicion jashtë loje. Por nuk mund të flasim për gol të anuluar, pasi asistenti çon flamurin dhe gjyqyari vërshëllen para se topi të shkojë në portë.

Menaxhimi më i mirë do të kishte qenë që të pritej që të përfundonte aksioni i rrezikshëm para se të çonte dorën lart. Kështu mund të hynte në lojë VAR-i”, tha ai.

Në fakt, vërshëllima e kryesorit Marciniak para se topi të shkonte në rrjetë, bëri të pamundur ndërhyrjen e VAR-it për të korrigjuar apo jo vendimin e vijërojtësit dhe video-asistenti nuk mund të ndërhynte më në një aksion që ishte ndërprerë para se të përfundonte.

Next Post

REAL MADRID është në finale të Ligës së Kampionëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.