• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Seria finale mes Trepçës e Yllit nis në Mitrovicë

09/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sot nis seria e ndeshjeve finale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në këtë finale do të përballen Trepça dhe Golden Eagle Ylli, me ndeshjen e parë që luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë prej orës 19:00.

Trepça e ka përparësinë e terrenit vendas nëse shkohet deri në ndeshjen e pestë eventuale për shkak se sezonin e rregullt e ka përfunduar në pozitën e parë.

Skuadra që regjistron tri fitore në këtë seri finale, do të shpallet kampion i këtij edicioni në basketbollin kosovar. Trepça shihet më e favorizuar përball Yllit, duke pasur parasysh formën që e ka treguar gjatë gjithë këtij edicioni.

Në katër përballjet që i kishin gjatë sezonit të rregullt, bilanci mes skuadrave është i barabartë me dy fitore të Trepçës karshi dy fitoreve të Yllit.

Megjithatë, Trepça e ka mposhtur Yllin në finalen e Ligës Unike dhe ekipi nga Mitrovica po synon trofeun e katërt këtë edicion për shkak së më herët ka triumfuar edhe në Superkupën e Kupën e Kosovës.

Trepça nuk e ka fituar titullin e kampionit prej vitit 2012 dhe për ekipin nga Mitrtovica kjo është hera e dytë rresht që arrin deri në finale, por edicionin e shkuar u mposht nga Peja.

Në anën tjetër, Ylli po e synon titullin e tretë në katër vitet e fundit, ndërsa në garat e play-offit, fillimisht eliminoi Bashkimin në çerekfinale dhe pastaj Pejën në gjysmëfinale për të siguruar finalen me Trepçën.

Ylli triumfoi 3:2 ndaj Pejës me rezultatin e përgjithshëm në gjysmëfinale, ndërsa Trepça e mposhti Prishtinën 3:0 në këtë seri.

Krahas ndeshjeve të forta dhe dramatike që priten në këtë seri finale, vëmendje të veçantë do të ketë edhe dueli i fundorëve Darnell Egde dhe Alonso Verge. Edge është lojtari kryesor I Trepçës, sikurse Verge te skuadra e Yllit.

Next Post

Trajneri Kuka me urim të veçantë për ditëlindjen e Majlinda Kelmendit: I tregove botës vlerat e forcën e femrës shqiptare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.