Shqipëria dhe Serbia kërkojnë së bashku të organizojnë Kampionatin Evropian për U21 në vitin 2027.
Kërkesa e përbashkët është dorëzuar në UEFA, të paktën kështu shkruan në një storje që ka publikuar nga gazetari Blendi Fevziu!
Nëse kjo vërtetë është bërë nga presidenti i Federatës së Futbollit Shqiptar, Armando Duka, kjo më nuk ka kuptim!
Armando Duka e Blendi Fevziu
Përse kërkesën me Serbinë që e sulmon nga të gjithë anët Republikën e Kosovës dhe mundohet ta pengojë në çdo garë sportive.
Jo z. Duka, më Serbi nuk të duhet asgjë e përbashkët që të organizosh, veç kujtoje 14 tetorin e vitit 2014, se si keni kaluar me kombëtaren e Shqipërisë dhe para 32 mijë serbëve në stadium.
Çka nëse Kosova kualifikohet, a do t’i lejohet të paraqitet po e zëmë në Beograd!?
Pak ka rëndësi kjo, Kosova është shtet dhe as fare nuk intereson se kush është Beogradi e Serbia.
“Shqiperia dhe Serbia kerkojne zyrtarisht te organizojne se bashku Kampionatin Europian te futbollit per 21 vjecaret. Kerkesa e perbashket eshte dorezuar ne UEFA dhe pritet te marre pergjigje. Po si do ndodhe kjo“, ka shkruar mes të tjera Fevziu.