Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo e Serbisë duan të bashkë-organizojnë një ngjarje të rëndësishme futbolli.
Në fakt, Shqipëria e Serbia janë bërë bashkë dhe kanë kërkuar zyrtarisht nga UEFA që të organizojnë Kampionatin Evropian për gjeneratën U21, finalet e të cilit do të zhvillohen në vitin 2027.
Kërkesa e përbashkët e Shqipërisë dhe Serbisë tashmë është dorëzuar në UEFA dhe po pritet përgjigja zyrtare nga qeveria e futbollit të Evropës.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili njëherit mbanë edhe postin e nënkryetarit në UEFA.
“Jemi vend kandidat për të organizuar Kampionatin Evropian U21. Por, duke qenë se nuk mund të plotësojmë kushtet, kemi bërë një kërkesë zyrtare për të organizuar këtë event së bashku me Serbinë”, ka thënë ndër të tjera Duka.