Fabio Capello, ish-trajneri i Real Madridit, ndër të tjera, komentoi për “Sky Sport” fitoren 2-1 të “Los Blancos” kundër Bayern Munich, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve:
“Ishte një ndeshje e mrekullueshme. Kur shihni kësi lojërash, këtë shpejtësi, vëmendje, agresion, mbetesh pa fjalë…
Pastaj, në ‘Bernabeu’ është edhe më emocionuese, njerëzit e kuptojnë se çfarë është futbolli i vërtetë dhe duan ta shohin atë.
Lëvizjet e Tuchel? I përdori kartat që kishte në dispozicion, nuk mundi të bënte ndryshimin e pestë. Kishte lojtarë me ngërçe, përfshirë Pavlovic, i cili e mbajti Rudiger në lojë te goli i dytë. Tuchel bëri një gabim strategjik, dikush si ai nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.
Neuer? Ai ishte lojtari i ndeshjes deri te gabimi fatal. Në një ndeshje kaq të rëndësishme bëri një gabim elementar. Është mëkat, sepse më pëlqeu shumë. Qe më i miri në fushë deri në atë moment. Më pëlqeu shumë, me të vërtetë shumë në disa pritje. Para mbrëmjes së sotme kisha disa dyshime për efikasitetin e tij midis shtyllave”.
Nga ana tjetër, Ancelotti është sërish vendimtar: “Don Carlo, Sir Carlo, quajeni si të doni. Ai i bëri me mend zëvendësimet, Carlo e di që në 15 minuta mund ta tjetërsojë ekipin me lojtarë të freskët. E kuptoi që të tjerët ishin në krizë”.