Të gjithë sytë do të jenë te katër përzgjedhjet e fundit të sezonit të skuadrës së Mançester Sitit të Pep Guardiolës. A do të kthehen Stons dhe Diaz në kurriz të dyshes në formë Akanzhi dhe Ake? A do qëndrojë Kovaçiç përkrah Rodrit, apo Grilish do të kthehet në krah?
Guardiola do të duhet të bëjë zgjedhjet e tij në 4 ndeshjet që do të vendosin titullin dhe Kupën FA këtë sezon ndërsa janë plot 6 lojtarë që kanë shansin për të bindur trajnerin katalanas që të jenë në “Etihad” edhe sezonin e ardhshëm dhe konsolidojnë pozicionet e tyre në fushë.
Në portë është Ortega, i cili ka zëvendësuar shkëlqyeshëm Edersonin e dëmtuar: Pep dëshiron që ai të qëndrojë, por ai ka oferta dhe ai mund të largohet. Serxho Gomez është një lojtar që mund të largohet, ndërsa Mateus Nunjesh pritet të qëndrojë, pavarësisht se ka luajtur shumë pak.
Alvarez gjithashtu ka dilema. Ndërkohë që Foden do të bëjë gjithçka që mundet për të bindur Guardiolën se mund të zhvendosë De Bryjnen në qendër.
PANORAMASPORT.AL