• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vllaznia, fitore dramatike në Shkodër

10/05/2024
in Basketball
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa njëra prej finalisteve është njohur prej disa ditësh tashmë, pasi Besëlidhja e ka mbyllur në 3 ndeshje ndaj Tiranës çështjen e sigurimit të vendit në finale, Superliga e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj po pret ende për të njohur finalisten tjetër. Dhe do të duhen edhe pak ditë të tjera për ta mësuar këtë, pasi Vllaznia ka korrur një fitore minimale të enjten në shtëpi ndaj Teutës, duke e çuar kështu në takimin e 5-të duelin tjetër të gjysmëfinaleve të koshit të meshkujve.

Durrsakët erdhën pasi e kishin fituar me vetëm dy pikë ndeshjen e 3-të, e cila ishte ndërprerë për shkak të sirenës së takimit dhe riluajtur pas disa ditësh, por shkodranët kanë luftuar fort në ndeshjen e 4-t, të luajtur në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, duke e fituar 10-minutëshin e parë me shifrat 19-13, por edhe atë të dytë me shifrat 20-15 dhe duke shkuar kështu në pushimin e madh midis dy gjysmave me një epërsi prej 11 pikësh, 39-28.

Por skuadra durrsake ka dalë e motivuar nga dhomat e zhveshjeve dhe e ka fituar 10-minutëshin e 3-të me shifrat 22-18. Megjithatë, është Vllaznia që vijon të kryesojë pas një gjysmë ore, me 7 pikë epërsi, 57-50.

Një epërsi që do të rezultojë e vyer në fund, pasi Teuta do ta fitojë 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit me 6 pikë epërsi, 21-15, çka nënkupton se, përtej një fundi dramatik, Vllaznia do ta fitojë gjithë ndeshjen me vetëm një pikë epërsi, 72-71, duke bërë që të dyja skuadrat ta vendosin në ndeshjen e 5-të, që do të luhet në Durrës, se cila prej tyre do të shkojë në finale.

VLL    19     20     18     15     72

TEU   13     15     22     21     71

 

 

Next Post

VIDEO/ Europa League njeh finalistët, Atalanta dhe Leverkusen luajnë për trofeun prestigjoz europian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.