• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dortmund në bisedime të avancuara për transferimin e sulmuesit shqiptar

10/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Destinacioni i Armando Brojës për sezonin e ardhshëm, mund të jetë Borussia e Dortmundit. Lajmi bëhet i ditur nga tablodi britanik “The Sun”, që këmbëngul se finalistët e Ligws sw Kamponwve janë në bisedime të avancuara me Çellsit për blerjen e sulmuesit të kombëtares shqiptare.

Sipas “The Sun”, Broja do të jetë lojtari i parë i bluve që do të shitet në verë, pasi bisedimet mes klubeve janë në fazë goxha të avancuar, dhe gjithmonë duke ju referuar tabloidit britanik, vetë Broja e dëshiron me ngulm këtë transferim.

I huazuar te Fulham ku ka patur deri tani një eksperiencë nën pritshmëritë pasi është aktivizuar me pikatore, ndryshimi i ambientit mund t’i bëjë mirë sulmuesit shqiptar dhe Borussia e Dortmundit është një ndër ato skuadra që mund të jenë vendi i duhur për t’u ringritur në nivelet më të lartë duke shfaqur të gjithë potencialin e tij.

Skuadër që ka fituar simpatinë e gjysmës së Europës, dhe së fundmi pasi eliminoi milionerët e PSZH-sw nga Liga e Kampionwve, Dortmundi mund t’i ofrojë Brojës vitrinën e duhur për të shkëlqyer jo vetëm në Bundesliga, por edhe në kompeticionin kontinental ku “verdhezinjtë” janë protagonistë të përhershëm.

Gjithsesi, Borusia e Dortmundit dhe Çellsi ende nuk kanë rënë dakord për çmimin e Brojës, pasi klubi gjerman nuk është i gatshëm për të arritur vlerësimin e bluve prej 50 milionë paundësh për kartonin e shqiptarit, pasi dëshiron të paguajë afërsisht gjysmën e kësaj shume.

Next Post

Bardhezinjtë presin deri në 100 milionë euro arkëtime

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.