• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Palmer, lojtari i muajit në Premier League

10/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori i Chelseat, Cole Palmer e ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë për muajin prill në Premier League, ka njoftuar të premten skuadra e Chelseat.

Palmer shënoi shtatë gola në katër ndeshje dhe gjithashtu bëri një asistim në muajin prill. Ish-mesfushori i Manchester Cityt, Palmer shënoi tre gola në fitoren 4:3 kundër Manchester Unitedit dhe shënoi katër të tjerë kundër Evertonit në fitoren 6:0.

Palmer është bërë lojtari i parë i Chelseat që e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit në Premier League që nga viti 2018. Futbollisti i fundit që e kishte fituar është belgu Eden Hazard që tashmë është pensionuar.

Në garë për këtë çmim ishin edhe Bruno Fernandes, Josko Gvardiol, Kai Havertz, Jean-Phillipe Mateta dhe Jordan Pickford.

22-vjeçari këtë edicion me fanellën e Chelseat është duke treguar paraqitje të mira. Ai në 45 ndeshje të zhvilluara këtë edicion ka shënuar 26 gola dhe ka kontribuar me 13 asistime.

Next Post

Gati rikthimi i bujshëm

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.