Akhmat Grozny ka regjistruar fitore ndaj Krylya Sovetov, në kuadër të javës së 28-të në Premierligën e Rusisë.
Kjo skuadër triumfoi në udhëtim me rezultatin e pastër 0:2, ku ndër më meritorët ishte edhe Berisha.
Reprezentuesi i Kosovës fillimisht asistoi te goli i Mohamed Konata (45+1′), e më pas shënoi në minutën e 62-të për të vulosur fitoren e Akhmat Groznyt.
Grozny pas kësaj fitore ka 35 pikë dhe renditet në pozitën e dhjetë në tabelë.