• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tudor krenar për punën te Lazio: Jemi në vend të parë, të vazhdojmë kështu

11/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arritja e zonës Champions duket një mision mjaft i vështirë për Lazion, megjithatë kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Igor Tudor, i cili në konferencën për shtyp në prag të përballjes me Empolin, shfaqet krenar për rrugëtimin e tij në krye të bardhekaltërve.

Tudor u ul në stolin e kryeqytetasve në mesin e muajit mars dhe që atëherë ka bërë një punë mjaft të mirë, të cilën e evidentoi me krenari në konferencën e zakonshme për shtyp.

“Që kur kam ardhur unë, Lazio mban vendin e parë bashkë me Interin dhe Atalantën, për numrin e pikëve të grumbulluara. Të parët janë kampionë të Italisë dhe të dytët, finalistët e Europa Leagues. Do të firmosja për një rrugëtim të tillë edhe në 10 sezonet e ardhshme”, u shpreh Tudor.

Tekniku kroat shmangu komentet mbi merkaton dhe pritshmëritë që ai ka, teksa anashkaloi edhe reagimet e tepruara të Luis Albertos dhe Zaccagnit pas zëvendësimeve ndaj Monzës.

“Unë jam i përqendruar te këto javë që na kanë mbetur dhe të përmirësimi i skuadrës. Nuk kam bërë asnjë analizë të organikës, pasi për merkaton do të kemi kohë të mendojmë. Reagimet e futbollistëve në momentin e zëvendësimit janë normale, për sa kohë që janë brenda normave. Pak grintë duhet gjithmonë”, theksoi trajneri kroat.

Next Post

Pioli prish planet e Milanit, nuk heqë dorë nga paga e vitit të fundit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.