• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gati firma e Barelës tek Interi, do të bëhet italiani më i “pasur”

11/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nikolo Barela do të rinovojë kontratën me skuadrën e Interit deri në vitin 2029 me një rrogë 6,5 milionë euro dhe 500 mijë bonuse shumë lehtësisht të arritshme për të shkuar në 7 milionë euro. Përpara të gjithëve si një mënyrë simbolike për të treguar interizmin e tij dhe faktin që ndihet shumë mirë në Milano. Kështu, zëvendëskapiteni parakalon edhe Lautaro Martinezin për arritjen e marrëveshjes së re me klubin zikaltër.

BARELA

Interi e blindon për sezonet e ardhshme duke e pasur një pikë të fortë në mesfushë. Barela refuzoi disa oferta të tjera sepse ndihet mirë në Milano dhe familja e tij është përshtatur në mënyrë perfekte aty. Nikolo është lojtari që sjell entuziazëm dhe energji si në kampin e Inzagit ashtu edhe të Spaletit në kombëtaren italiane. Në kontratën e re që do të ketë me kampionët e Italisë, Nikolo Barela bëhet automatikisht lojtari italian më i paguar i kampionatit duke parakaluar edhe të tjerët. Në vendin e dytë renditet shoku i skuadrës së tij Alesandro Bastoni me 5,5 milionë euro në sezon, ndërsa Kieza merr 5 milionë euro në vit te skuadra e Juventusit.

Ky do të jetë podiumi i ri duke nisur nga sezoni i ardhshëm, në rast se sulmuesi i Juventusit nuk do të arrijë një akord më të majm sesa Barela. Edhe ai është në bisedime për rinovimin e kontratës. Për Interin dhe tifozët zikaltër, rinovimi i Barelës është një lajm fantastik pasi konfirmohet një pjesë e rëndësishme e boshtit dhe e shtyllës së kësaj skuadre. Lideri brenda dhe jashtë fushës së lojës. Tani pritet vetëm zyrtarizimi.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ish - lojtari i Francës i del në krah Mbappes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.