Monday, 19. January 2026
Sport

VIDEO/ Broja luan 30 minuta kundër Sitit, “qytetarët” e Pep Guardiolës me hapa të sigurt drejt titullit

GS 11/05/2024 1 Min. Lesezeit

Mançester Siti likuidoi me rezultatin 0-4 Fulhemin e Armando Brojës, duke hedhur hapa të sigurt drejt titullit kampion dy javë nga fundi i Premier Ligës. 

GNTJczFXkAERHdt

Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 67-të të sfidës, duke qëndruar në fushë për 30 minuta (23 + 7 shtesë), por pa mundur të linte gjurmë.  

Ky ishte aktivizimi i tetë për Brojën në kampionat, ku ka dhuruar vetëm 1 asist. Shumë larg pritshmërive të fillimit. Për sa i përket ndeshjes, pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1, falë golit të shënuar nga Gvardiol në minutën e 13-të, ndërkohë që Foden dyfishoi shifrat në minutën e 59-të.

Mbrojtësi kroat Gvardiol, kompletoi dopietën personale në minutën e 71-të, ndërkohë që sfida u “vulos” nga Alvarez, i cili në minutën e 90+7’, shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për 0-4. 


Duelin e radhës, Siti e luan në transfertë ndaj Totenhemit. Ndërkohë Fulhemi i Brojës do të përballet me Lutonin jashtë fushës.  

RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

Teilen: