Milani pret sot Kaljarin në një ndeshje delikate për të dy skuadrat. Sigurisht, te kuqezinjtë e Piolit nuk ekziston edhe aq shumë nguti i pikëve, pasi janë të sigurt për objektivin minimal të sezonit, praninë në Champions.
Por pas 4 ndeshjesh pa fitore në kampionat dhe me tifozët në protestë, skuadra ka nevojë për një sukses për moralin dhe për të bërë thuajse të sigurt vendin e dytë në klasifikim.
Nuk do të jetë e thjeshtë, pasi përballë është Kaljari, një skuadër e cila vazhdon të rrezikohet në luftën për mbijetesë, të cilën do ia thjeshtonin shumë pikë të siguruara në transfertë ndaj Milnit.
LIVE MILAN-KALJARI 0-0
PANORAMASPORT.AL