Milani me lehtësi e ka mposhtur me rezultat 5:1 Cagliarin, në takimin e javës së 36-të të Serie A.
Rossonerët treguan lojë të mirë duke demoluar rivalin.
Golat për Milanin i shënuan Bennacer (36′), Pulisiç (59′ e 87’), Reijnders (74′), Leao (83′) dhe për udhëtuesit shënoi Nandez (63′).
Milani renditet në vend të dytë me 74 pikë e Cagliari në të 16-tin me 33 sosh.