• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lamtumira e Mbape, PSG-ja merr masat për merkaton / Ja dy emrat “Big” që francezët duan t’i sjellin në Paris

12/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lamtumira e Mbappe nga PSG-ja hap zyrtarisht merkaton sulmuesve europianë për klubin francez. Real Madrid sjell në shtëpi një nga sulmuesit më të mirë në botë. Me pak fjalë, ëndrra e madhe e Florentino Perez bëhet realitet. Detyra më e vështirë tani i takon Al-Khelaifit, i cili do të duhet ta zëvendësojë atë në mënyrë të menjëhershme. Ka shumë emra që kampionët e Francës kanë në mendje, dy prej tyre luajnë për Napolin.

bandicam 2024-05-12 08-43-34-654

Le të fillojmë me Osimhen, i cili ka një klauzolë lirimi rreth 120 milionë euro. Është një mundësi që Parisi e ka mbajtur të hapur që nga sezoni i kaluar kur ata tashmë kishin menduar të bënin një përpjekje, e cila më pas u frenua nga kërkesa shumë e lartë e presidentit Aurelio De Laurentis. Megjithatë, sulmuesi nigerian ka marrë oferta edhe nga Premier Liga.

Tani në qendër të vëmendjes është kthyer edhe Kvaratshkelia. Anësori gjeorgjian vlerësohet shumë dhe për këtë arsye drejtuesit parizien po mendojnë nëse do të fillojnë “presionin”. Dhe ja ku Napoli hyn në fushë. Klubi italian po punon për të tentuar të zgjasë kontratën e Kvaras, e cila skadon në qershor të vitit 2027. Është e qartë se tani duhet një përshpejtim i fortë për ta siguruar atë sa më shpejt.
Napoli gjithashtu dëshiron të përfshijë një klauzolë lirimi për të mbrojtur veten nga ofertat që mund t’i vine nga klubet e tjera në të ardhmen. Me pak fjalë, tabloja e situatës është kjo, në pritje të zhvillimeve.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Veterani i Paris Saint-Germain do të largohet nga klubi këtë verë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.