• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Perez: Do të japim shpirtin për një gjë

12/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka folur mëngjesin e sotëm në qendrën sportive Valdebebas për titullin e 36-të të fituar në kampionat.

“Është një kampionat i veçantë për të gjithë madrilenët, e fituam me vlerat e ekipit. Gjithçka që arritëm ishte falë mundit, punës, përulësisë dhe lojës së ndershme. Është klubi më i dashur në botë.

“Skuadra ka mundur të kapërcejë shumë vështirësi, por grupi gjithmonë është rimëkëmbur. Courtois, Militao dhe Alaba janë shembull dhe kjo skuadër arriti ta përballonte këtë situatë.

“Ky titull na bën të kuptojmë se edhe e pamundura mund të arrihet, është një qëndrim ndaj jetës”, vazhdoi Perez.

“Dua të falënderoj të gjithë lojtarët që tashmë janë pjesë e historisë së klubit. Ata kanë fituar gjithçka dhe janë ende të uritur për fitore. Falënderoj gjithashtu stafin teknik dhe Carlo Ancelottin, një nga trajnerët e mëdhenj në historinë tonë.

“Ne jemi krenarë që çojmë emrin e Madridit në të gjithë botën. Legjenda dhe miti filluan këtu. Është La Liga numri 36, La Liga e kapërcimit të vështirësive.

“Historia na detyron të vazhdojmë të fitojmë dhe natën e kaluar ne përjetuam një tjetër natë magjike në Bernabeu. Ne do të japim shpirtin për të fituar Champions-in e 15-të”.

Next Post

Konseisao larg Portos dhe Milani pret, për stolin në garë dhe Roze

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.