Wednesday, 15. July 2026
Sport

Ish-madrileni, Fernando Morientes: Dikur talleshin me Vinin, tani më i miri

GS 12/05/2024 1 Min. Lesezeit

Fernando Morientes, ish-sulmuesi i Realit të Madridit nga viti 1997 deri në vitin 2003 nuk ka hezituar ta përcaktojë yllin e madrilenëve Vinicius Zhunior si lojtarin më të mirë në botë në këtë moment. Kjo deklaratë e tij erdhi pas një tjetër paraqitje mbresëlënëse të brazilianit në takimin e kthimit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve kundër Bajernit.

fernando-morientes_806x605_71513945911

Ai vërtet nuk shënoi, por paraqitja e tij ishte brilante dhe nuk e pengoi UEFA-n ta shpallte lojtarin më të mirë të ndeshjes. Fernando Morientes shpjegoi pse ai e konsideron Vinicius lojtarin më të mirë në botë.

“Pa dyshim, Vinicius është lojtari më i mirë në botë, tha Morientes për Cadena COPE – Unë mendoj se ai tani krahasohet me lojtarë kalibri që kanë bërë historinë. Aktualisht ka shumë lojtarë të mirë në qarkullim, por pavarësisht sa të mirë janë dhe sado të mirë që janë… Vinicius është më vendimtari dhe ai e ka dëshmuar këtë. Dikur talleshin me të, por tani është numri një në botë”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: