Boston ka “korigjuar” gabimin e bërë në ndeshjen e dytë, ku u mund në “TD Garden” nga Kliveland, duke fituar ndeshjen e tretë dhe të parën në transfertë me ekipin e Cavaliers.
Yjet e Celtics u rikthyen që të shndrisnin me Xhejson Tatum dhe Xhejlën Braun, të cilët treguan superioritetin e tyre në një ndeshje, e cila mbaroi me më shumë se 20 pikë diferencë.
Edhe pse Kliveland u mundua që të ngushtonte dizavantazhin me anë të të zakonshmit Donovan Miçëll, skuadra e Boston u organizua në kohë duke mbajtur në distancë sigurie ekipin vendas.
Për miqtë më i miri ishte Xhejson Tatum, autor i 33 pikëve, 13 topave në tabelë dhe 6 asisteve ndërsa për t’u vlerësuar ishte edhe kontributi i Xhejlën Braun, i cili mbylli ndeshjen me 28 pikë dhe 9 topa në tabelë.
Ndeshjet
CLEVELAND CAVALIERS-BOSTON CELTICS (Ndeshja 3) 93-105 (1-2)
DALLAS MAVERICKS-OKLAHOMA CITY THUNDER (Ndeshja 3) 105-101 (2-1)