Wednesday, 15. July 2026
Sport

“Ciao Djokovic”, tenisti serb tronditet nga kiliani, mposhtet keq në Romë!

GS 12/05/2024 1 Min. Lesezeit

As në Romë nuk arriti të ngrejë kokën Novak Djokovic, i cili përjetoi një disfatë të rëndë nga Alejandro Tabilo në raundin e tretë të Internazionali BNL d’ Italia!

Kiliani 26-vjeçar, nr.32 në botë, mposhti tenistin serb me rezultatin 6-2, 6-3 në vetëm 67 minuta.

Alejandro Tabilo me këtë rezultat ka shënuar fitoren e tij të parë ndaj një lojtari të Top 10!

/GazetaBlic Sport

 

Teilen: