Wednesday, 15. July 2026
Sport

Fushë Kosova thotë se u sulmua nga Ballkanin

GS 12/05/2024 1 Min. Lesezeit

Nëpërmjet një postimi në Facebook, skuadra e Fushë Kosovës ka bërë të ditur se pas ndeshjes me Ballkanin në Suharekë janë sulmuar.

Në njoftim thuhet se kryetari i Ballkanit, Arsim Kabashi dhe disa anëtarë të kryesisë së klubit kanë sulmuar futbollistët e Fushës Kosovës dhe trajnerin Burim Shala.

Fushë Kosova që tashmë është përshëndetur nga Superliga, u mposht 3:0 nga Ballkani në kuadër të xhiros së 34-t të Superligës.

“Skandal në Suharekë. Presidenti si dhe disa anëtarë të kryesiosë së FC Ballkanit sulmojnë lojtarët si dhe trajnerin tonë”, thuhet në postimin e Fushës Kosovës pak minuta pas përfundimit të ndeshjes.

Teilen: