Fati sportiv ia ktheu shpinën skuadrës shqiptare në Kotorr.
Otrant —Olympic nga Ulqini ka pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Bokeli, në derbin e madh të Ligës së Dytë të Malit të Zi.
Në minutën e 13-të vendasit kaluan në epërsi me golin e Mukoviq.
Pamje nga ndeshja
Pas pesë minutave (18’) u barazua rezultati nga Kristijan Shkrelj.
Ai u tregua i saktë nga penalltia.
Në minutën e 78-të, një harkim nga rivënia e këndit, një pakujdesi në mbrojtjen e skuadrës shqiptare, u shënua autogol, 2:1.
Futbollisti Rudoviq pati rast ideal në minutën e 87-të për të barazuar rezultatin por çuditërisht nga rreth 13-14 metra ka gjuajtur mbi portën e Bokelit.
Është e habitshme se si në minutat e fundit, vendasit përpos që zhagiten lojën edhe kur topi kalonte në tribuna, kthehej me vonesë nga publiku.
Bokeli merr kreun e tabelës me 74 pikë e ka një më shumë se Otrant – Olympic dy javë pa përfunduar kampionati.