Wednesday, 15. July 2026
Sport

VIDEO/ Bajer Leverkusen vijon të jetë i pamposhtur, skuadra e Çabi Alonsos likuidon me 5 gola Bokumin

GS 12/05/2024 1 Min. Lesezeit

Bajer Leverkusen ka marrë një tjetër fitore në Bundesligën gjermanë. Kësaj here “viktima” ishte Bokum. Kampionët kanë triumfuar në transfertë me shifrat 5-0. 

hzhffjGoli i parë u shënua nga Patrik Shik në të 41-ën (VIDEO) dhe përpara fundit të pjesës së parë, Bonifejs shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Goli i tretë për skuadrën e Çabi Alonsos u shënua nga Adli në të 76-ën dhe i katërti në të 87-ën nga Stanisiç. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, miqtë shënuan edhe në fund me Grimaldon. Vendasit ngelën me 10 lojtarë që në minutën e 15-të sfidës.

Me këtë fitore Leverkusen shkon në kuotën e 87 pikëve, me 27 fitore, 6 barazime dhe asnjë humbe. Statistika të frikshme të klubit gjerman.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: