Një moment epik u regjistrua gjatë festës së titullit kampion të Real Madridit, i cili ishte i 36-ti në histori për madrilenët. Në sheshin Cibeles të kryeqytetit spanjoll, u organizua një festë madhështore, teksa protagonistë u bënë trajneri italian Karlo Ançeloti dhe futbollisti Kamavinga.
Gjatë fjalimit të tij, Ançeloti nuk i kurseu batutat, teksa ndër të tjera u shpreh: “Kam një ëndërr, dëshiroj të kërcej me Kamavingën”.
Kjo ëndërr e tij u realizua dhe menjëherë DJ vendosi muzikën e kërcimit të Ançelotit me Kamavingën.
Carlo Ancelotti:
“I have a dream. I want to dance with Eduardo Camavinga.”
🤣🤣🤣
(via @realmadrid)pic.twitter.com/S1CmwqadqW
— B/R Football (@brfootball) May 12, 2024
PANORAMASPORT.AL