• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ademi: Jemi të vendosur të sigurojmë një të ardhme të ndritshme

13/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në tetë vjetorin e pranimit të Kosovës në FIFA, ka thënë se Kosova është transformuar në një histori suksesi.

Ai ka thënë se pranimi në FIFA është historie jo vetëm për futbollin por edhe shtetin e Kosovës.

Tani, tetë vjet pas anëtarësimit, Kosova, falë mbështetjes së UEFA-s e FIFA-s, është transformuar në një histori suksesi. Bashkërisht, kemi bërë përparime të mëdha në masovizimin dhe zhvillimin e futbollit si dhe kemi ndihmuar të rinjtë tanë të përfshihen në këtë sport. Federata e Futbollit të Kosovës është e përkushtuar për ta avancuar edhe më tej futbollin në vendin tonë. Me hartimin e strategjisë “Themelet e së ardhmes 2024-2028” dhe punën në përmirësimin e infrastrukturës bashkë me institucionet e vendit, jemi të vendosur të sigurojmë një të ardhme të ndritshme”, thuhet në mesazhin e Ademit.

Ai ka kujtuat dhe falënderuar punën e të gjithëve që kontribuuan për ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës.

“Duke filluar epoka e guximshme e mëvetësimit nën udhëheqjen e Agim Bytyqit, vazhduar me epokën e rezistencës dhe ekzistencës nën drejtimin e Rexhep Abdullahut e Sabri Hashanit, dhe me epokën e ndërkombëtarizimit nën udhëheqjen e legjendës Fadil Vokrri, çdo pjesëmarrës ka lënë gjurmët e tij dhe gëzon respekt. Me këtë rast, dua të falënderoj gjeneratat e tëra të futbollistëve, e sidomos ata të periudhës së sakrificës, trajnerët, zyrtarët e federatës dhe klubeve, donatorët, si dhe të gjithë ata që kanë punuar pareshtur për të mbajtur gjallë futbollin dhe ëndrrën tonë të përbashkët”, ka thënë Ademi.

Ai ka falënderuar edhe presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe simpatinë që ka për vendin tonë.

Next Post

Tetë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.