Mikel Arteta po përgatit për një spastrim të rëndësishëm në merkaton e verës, me shumë lojtarë që rrezikojnë largimin nga “Emirates”.
Trajneri i Arsenalit ka nisur që tani përgatitjet për skuadrën e sezonit të ardhshëm, pavarësisht se skuadra e tij lufton për titullin këtë sezon. Por sipas “Mirror”-it, deri në 10 “topçinj” rrezikojnë që të largohen në muajt e ardhshëm.
Sipas tyre, klubi është i gatshëm që të dëgjojë oferta për Edi Nketiah, Emil Smith Rou, Aron Ramsdejl, Kieran Tirnej, Albert Sambi Lokonga, Nunjo Tavaresh dhe Reis Nelson. Por i njëjti burim informacioni pretendon se Mohamed Elneni, Sedrik Soares dhe Artur Okonkuo do të largohen në fund të sezonit, pasi t’u kenë skaduar kontratat respektive. Klubi shpreson që të përfitojë shifra të rëndësishme nga shitja e kartonit të Nketiah, Smith Rout, Ramsdejlit dhe Tirnejt.
Të katërt yjet kanë tërhequr interesin e klubeve të Premier Ligës gjatë 12 muajve të fundit dhe dëshirojnë që të largohej për shkak të minutazhit të tyre të ulët. Një arsye e largimit të mundshme të Lokontës nga “Emirates” duket se është vendimi për të rinovuar me Zhorzhinjon. Mesfushori italian firmosi javën e shkuar një kontratë të re 1- vjeçare, me opsionin për ta rinovuar edhe për një tjetër sezon. “Ne jemi shumë të lumtur që Zhorzhinjo firmosi një kontratë të re me ne”, tha trajneri Arteta pas zyrtarizimit të lajmit.PANORAMASPORT.AL