E priste këtë gol, jo për ta vendosur si qershia mbi tortë. Sepse torta u zbukurua dhe madje u konsumua në javën e festës post titullit kampion.
Por Lautaro Martinez donte patjetër për t’i dhënë fund pritjes së madhe që nga 28 shkurti ku kishte shënuar golin e fundit në fitoren 4-0 kundër Atalantës. Duhej një tjetër goleadë, këtë herë 0-5 ndaj Frozinones që kapiteni të thyente portierin rival. Ka arritur në kuotën e 24 golave në kampionat ashtu si Lukaku në sezonin 2020-2021 dhe ka zyrtarizuar vendin e parë në klasifikimin e golashënuesve duke shkuar +8 nga Vlahoviç. Një titull personal që e fut argjentinasin në listën e bomberëve më të mëdhenj të historisë së kampionatit. Në total ka arritur 129 me fanellën e Interit.
UDHËHEQËS- Në “Stirpe”, Lautaro u fut nga stoli kur ndeshja ishte 2-0 dhe ende e hapur. Ai kontribuoi për ta çuar në rrugën e duhur duke shënuar golin e 100-të të sezonit. Më vonë erdhi goli i 101, me firmën e Turamit. Lautaro ka festuar duke u përqafuar nga shokët, që e dinin sa shumë e donte atë gol. Nga 24 golat e shënuar në këtë sezon, 15 janë realizuar në transfertë duke qenë historike për skuadrën e Interit. Askush nuk ka arritur më shumë sesa Lautaro. Lukaku ka ngelur në kuotën e 15 golave, po aq sa Niers në sezonin 1954-1950. Lauti do të ketë ndeshjen e fundit në transfertë kundër Veronës për t’i parakaluar. Me shumë mundësi 29 golat e Ikardit në sezonin 2017-2018 nuk do t’i arrijë dot, por në krahasim me Mauriton, Lautaro do të festojë titullin.
TITULL-BOMBER- Lautaro do të festojë dyfish për këpucën e artë të kampionatit dhe për titullin kampion, por është diçka që në fakt për Serinë A nuk ndodh shpesh. Në vitin 1991-1992 ishte Van Basten që festoi 2 herë. Pas holandezit e bëri Trezege në vitin 2001-2002, Shevçenko në sezonin 2003-2004, Ibrahimoviç 2008-2009 dhe Osimhen në sezonin e kaluar. Kundër Lacios do të jetë “Toro” me shiritin e kapitenit që do të ngrejë trofeun e kampionëve të Italisë përballë tifozëve që prej ditësh po festojnë. Pastaj do të mendojë për Kupën e Amerikës. Tani është mësuar me fitoret… Do të shpresojë që ta vazhdojë këtë moment magjik edhe për pak.
PANORAMASPORT.AL