Një sulmues dhe një qendërmbrojtës. Këto janë dy nga prioritetet e merkatos së transferimeve te Milani për sezonin e ardhshëm.
Lëvizjet tashmë kanë filluar dhe nuk është mister që për rolin e sulmuesit kuqezinjtë kanë në krye të listës emrat e Sheshkos dhe Zirkzesë. Nëse konkurrenca nga Juventusi (dhe Arsenali) është e fortë për këtë të fundit, slloveni duket më i arritshëm për momentin. Monkada, në vështirësi për zgjedhjen e trajnerit të ri, do të kishte ndarë një buxhet prej 50 milionë eurosh për ish-lojtarin 20-vjeçar të Salcburgut.
Megjithatë, Laipcigu, zakonisht ngurrues për të bërë zbritje, duhet të bindet. Në fakt për momentin në kontratën e pykës është përfshirë një klauzolë variabël e cila tani shkon deri në 65 milionë euro. Puna e menaxherëve të Sheshkos do të jetë vendimtare, pasi ata kanë qenë në Milano ditët e fundit për të kuptuar kufijtë e shpenzimeve të operacionit. E teksa rishfaqet emri i Shimanskit të Fenerbahçes për vendin e një pyke alternative, nga Anglia bëjnë të ditur se goditja me efekt mund të jetë Romelu Lukaku. Ky i fundit është në fundin e afatit të huazimit të tij te Roma dhe do të kthehet te Çelsi që do ta shiste me kënaqësi duke liruar borderonë edhe nga rroga e tij e rëndë. Ish-interisti mund të jetë kështu një nga alternativat për sulmin e Milanit ku prioritet, siç thamë, mbetet Benjamin Sheshko.
PO MBROJTËSI? – Shumë do të varet edhe nga vullneti i vetë sulmuesit i cili, shkruan “La Gazzetta dello Sport”, duhet të marrë një vendim për të ardhmen e tij deri në fund të muajit. Domethënë, pak pas përfundimit të sezonit në Gjermani. Me pak fjalë, 21-vjeçari është në një udhëkryq, ashtu si edhe Alesandro Buonxhorno, i destinuar t’i thotë lamtumirë Torinos në fund të sezonit. Qendërmbrojtësi premtues pëlqehet nga të gjitha skuadrat e mëdha, veçanërisht Interi dhe Milani.
Sirenat zikaltër nuk janë aspak indiferente ndaj tij, si edhe vardisja e “djallit” që vjen nga larg (ka pasur një tentativë të parë në janar) dhe ka rifilluar ditët e fundit. Siç raporton “Tuttosport, kanë ndodhur kontakte të reja mes menaxherëve të qendërmbrojtësit dhe Xhefri Monkadës, drejtori sportiv i kuqezinjve.
Ky i fundit po provon sërish, por si me Sheshkon, duhen. Janë plot 45 ato të kërkuara nga Ubrano Kajro, president i “Demave”. Por kujdes për përfshirjen e lojtarëve të mundshëm për këmbim. Një emër? Lorenzo Kolombo, aktualisht në Monza, të cilin Torino e vlerëson aq shumë.
PANORAMASPORT.AL