Wednesday, 15. July 2026
Sport

Beshiktashi i cakton çmimin Rashicës

GS 13/05/2024 1 Min. Lesezeit

Milot Rashica pritet të largohet nga skuadra e Beshiktashit këtë verë.

Mediumet në Turqi kanë bërë të ditur se drejtuesit e Beshiktashit tashmë kanë caktuar çmimin për Rashicën. Për ta lënë të lirë reprezentuesin e Kosovës, skuadra turke po kërkon 10 milionë euro.

Mësohet se Rashica ka tërhequr interesimin e disa skuadrave nga Anglia dhe Italia, ndërsa te Beshiktashi po përgatiten për largimin e tij. Emrat e skuadrave të interesuara për Rashicën nuk janë publikuar, por thuhet se gjasat janë të mëdha që 27-vjeçari ta vazhdoj karrierën në Serie A të Italisë.

Rashica verën e shkuar iu bashkua Beshiktashit nga Norwich City për 5 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2027.

Këtë edicion, Rashica ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 7 asistime në 39 paraqitje në të gjitha garat për ekipin turk. Ai gjatë karrierës ka luajtur edhe për Galatasarayn, Ëerder Bremenin e Vittesen.

Teilen: