Wednesday, 15. July 2026
Sport

Ademi e Foda mbajnë takimit me selektorët e grupmoshave të Kosovës

GS 13/05/2024 1 Min. Lesezeit

Selektori i Kosovës, Franco Foda së bashku me kreun e FFK-së, Agim Ademi të hënën kanë takuar trajnerët e grupmoshave të ekipeve kombëtare, duke filluar nga U15 deri tek U21.

FFK-ja, ka bërë të ditur se në këtë takim, Foda dhe Ademi kanë folur para trajnerëve për vizionin e Federatës për zhvillimin e ekipeve kombëtare si dhe rolin e këtij institucioni në këtë rrugëtim.

Po ashtu, Foda i ka njoftuar trajnerët me mënyrën e tij të punës me ekipin A të Kosovës, duke dhënë detaje që mund të implementohen edhe nga ekipet e grupmoshave.

Njëkohësisht, Foda ka kërkuar nga trajnerit e grupmoshave që të bëhet identifikimi sa më i hershëm i futbollistëve me potencial të lartë dhe të punohet sa më shumë me ta, në mënyrë që të jenë të gatshëm për të qenë pjesë e Kombëtares A.

Teilen: