Thursday, 24. September 2026
Sport

“Doja të largohesha me një trofe, kam dhënë shumë për Milanin”, Giroud largohet me pengje

GS 13/05/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Olivier Giroud ka dhënë një intervistë për mediat italiane, pasi zyrtarizoi largimin nga Milani në fund të sezonit.

“Doja të largohesha me një trofe. E dini se sa konkurrues jam. Kam dhënë gjithçka për këtë fanellë që nga dita e parë. E rëndësishme është që ia dolëm të ruajmë vendin e dytë.

Dua të falënderoj tifozët që kanë shumë respekt për këta njerëz që punojnë këtu, te ‘Casa Milan’, jam shumë krenar.

Dua të falënderoj Maldini-n sepse ai dhe trajneri më dhanë shumë besim. Fillova ta shikoja Milan-in dhe e kam ndjekur gjithmonë me shumë interes. Kur e shikoja Milan-in kur isha djalë, Sheva ishte lojtari im i preferuar” – tha ai.

Teilen: