Wednesday, 15. July 2026
Sport

E kërkonin për të zëvendësuar Mbapenë, ylli i Liverpulit refuzon PSG-në

GS 13/05/2024 2 Min. Lesezeit

Klian Mbape do të largohet nga skuadra e PSG-së në fundin e këtij sezoni, një gjë që e dinim prej kohësh por që akoma nuk kishim një zyrtarizim nga lojtari, deri në këto ditët e fundit që e shprehu me një video përshëndetëse në rrjetet sociale.

nunjez liverpul

 

Parizienët kanë kohë që po tentojnë të gjejnë zëvendësuesin e francezit, dhe një nga emrat e spekuluar për t’iu bashkuar kryeqytetit francez ka qenë edhe sulmuesi i Liverpulit, Luiz Diaz. Kolumbiani ka ardhur në ishull që në vitin 2022 dhe ka dhënë gjithmonë maksimumin për klubin anglez edhe pse lëndimet e shumta nuk e kanë lejuar të tregonte potencialin e tij të vërtetë. I pyetur për të ardhmen e tij, Diaz dha disa komente që nënkuptonin që ai ishte i lumtur te Liverpuli dhe nuk dëshironte të largohej:

“Jam rritur shumë. Nga fillimi i karrierës dhe deri më sot. Eksperienca tek Liverpuli më ka ndihmuar shumë. E vërteta është se jam shumë i lumtur këtu. Vite të mëdha na presim në këtë skuadër. Nuk kam asnjë dyshim,’’ u shpreh Luiz Diaz.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

Teilen: